Prishtinë, 11 Gusht 2025
Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka fajësuar Protokollin për ftesën e dërguar Radomir Llabanit me rastin e festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka deklaruar se Presidentja nuk është ajo që përpilon listat protokollare. Sipas tij, me këtë merret Protokolli institucional.
“Presidentja as nuk përpilon, as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli, e jo Presidentja. Ne nuk e dimë kush është në listë, sepse me këto çështje merret Protokolli, duke u bazuar në listat protokollare ekzistuese,” – ka deklaruar Kupina.
Ai shtoi se Protokolli është dashur ta marrë parasysh deklaratën publike të Presidentes Osmani të vitit 2024, kur ajo ishte shprehur për gjyqtarin serb Radomir Llaban.
“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante