Prishtinë, 11 Gusht 2025
Ministria e Drejtësisë ka reaguar duke kërkuar procedura disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë në rastin e gjykimit të dy vrasësve të tri viktimave në Gjilan, Mefail dhe Edonis Shkodra.
Në reagimin e institucionit në facebook thuhet se vendimi i lirimit të tyre nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale vite më parë, është i papranueshëm.
“Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë”, thuhet në reagim.
Më tej MD ka bërë thirrje ndaj skenës politike, që sipas tyre, po pengojnë reformat në sistemin e drejtësisë.
“Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as çështje e interesit të ngushtë politik por është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë, drejtësinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Drejtësia nuk është pronë e askujt. Ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit ligjor. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si alarm për të gjithë, pa një drejtësi funksionale, nuk mund të ketë siguri, drejtësi apo paqe sociale”, vazhdon reagimi.
Tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarr në Gjilan. Të dyshuarit për kryerjen e rastit janë Mefail Shkodra, 53 vjeç, si dhe djemtë e tij, Edonis Shkodra, 25 vjeç, dhe Engjull Shkodra, 22 vjeç, të cilët po kërkohen nga institucionet e sigurisë.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione