Mitrovicë e Veriut, 8 gusht 2025
Policia e Kosovës ka shpallur fletarrest për të burgosurin Đ.R., i cili sot rreth orës 15:45 ka ikur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut.
Menjëherë pas arratisjes, janë ndërmarrë masa të gjera operative. Janë vendosur pika të kontrollit statik në gjithë veriun e Kosovës, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe njësitë e specializuara, përfshirë njësinë me qen (K9). Po bëhet kërkimi fizik i terrenit përreth objektit të paraburgimit.
Qytetarëve u është bërë thirrje që, nëse e vërejnë personin që i përshtatet përshkrimit, të lajmërojnë menjëherë në numrin 192 ose të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë.
„Lusim qytetarët për mirëkuptim gjatë kohëzgjatjes së kërkimit“, thuhet në njoftimin e policisë, duke theksuar se të dhënat për personin dhe veprën penale për të cilën është dënuar gjenden në një dokument publikisht të qasshëm.

Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Takohen Kurti e Hamza
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura