Mitrovicë, 28 nëntor 2026 16:33
Në Mitrovicë janë mbajtur homazhe në nderim të Adem Ademit, njërit prej anëtarëve të “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit të tij.
Në ceremoninë e homazheve, që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, si dhe personalitete të tjera.
Homazhet filluan në orën 10:00 dhe përfunduan në orën 11:30, ndërsa nga ora 12:00 deri në 13:00 u mbajt edhe mbledhja komemorative.
Adem Ademi ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”, i cili përbëhej nga 23 persona të zhdukur që nga prilli i vitit 1999. Në këtë grup bënin pjesë mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë.
Mbetjet mortore të Ademit u gjetën në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, së bashku me ato të Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit.
Identifikimi dhe rivarrimi i tyre përbëjnë një moment të rëndësishëm për familjet, të cilat për më shumë se dy dekada kanë pritur të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë
Ferati-Doli kritikon punën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: Vetëm tetë mbledhje të rregullta brenda vitit
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
Krerët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë, shënojnë 114-vjetorin e Pavarësisë
Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”