Bruksel, 27 nëntor 2026 07:01
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kushtuar 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të qytetit kroat të Vukovarit, përmes së cilës i kërkohet Serbisë të hapë arkivat shtetërore të luftës dhe të publikojë informacionet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Rezoluta, e miratuar të enjten në Strasburg, nderon viktimat e Vukovarit dhe trajton krimet e kryera gjatë luftës, përfshirë ato në fermën e Ovçarës, në qendrën Velepromet dhe në kampet e burgimit të ngritura nga Ushtria Popullore Jugosllave.
Në dokument theksohet se kujtesa për Vukovarin nuk është vetëm çështje e Kroacisë, por edhe e gjithë Evropës.
Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të mundësojnë qasjen në arkivat përkatëse të luftës, të publikojnë informacionet për lokacionet e varrezave individuale dhe masive, si dhe të bashkëpunojnë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e viktimave.
Sipas të dhënave të përmendura në rezolutë, Kroacia ende kërkon 1.725 persona të zhdukur gjatë luftës. Po ashtu, Serbisë i kërkohet miratimi i ligjit për personat e zhdukur, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Në rezolutë dënohet fuqishëm çdo formë e mohimit, minimizimit apo glorifikimit të krimeve të luftës. Në këtë kontekst, përmenden edhe nderimet publike për Ratko Mlladiqin gjatë varrimit të tij në Beograd, në shtator të vitit 2026. Mlladiq është dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Rezoluta ishte iniciuar nga eurodeputeti kroat Karlo Ressler, në bashkëpunim me grupet politike në Parlamentin Evropian.
Votimi u përcoll nga galeria e Parlamentit Evropian edhe nga banorë të Vukovarit, familjarë të personave të vrarë dhe të zhdukur, si dhe ish-të burgosur të kampeve gjatë luftës.
Para votimit, dokumenti kishte nxitur reagime edhe në Serbi, ku studentët që po zhvillojnë protesta dhe bllokada e kishin kundërshtuar, me pretendimin se nuk trajton në mënyrë të mjaftueshme viktimat serbe të luftës.

Polonia vendos zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, kërkon masa të ngjashme nga NATO-ja
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, vlerësohen mbi 720 mijë ushtarë të vrarë
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Demokratët dominojnë Kongresin amerikan, sigurojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ukraina dyshohet për sulmin me dron ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës
Kosova dhe Shqipëria promovojnë së bashku vlerat e trashëgimisë kulturore
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për 1.725 të zhdukurit
Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”