Prishtinë, 17 nëntor 2026 06:54
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takohen këtë të enjte në qytetin Shenzhen të Kinës, ku në fokus të diskutimeve do të jenë paqja botërore dhe stabiliteti strategjik ndërmjet fuqive të mëdha.
Ministria e Jashtme e Kinës ka konfirmuar se takimi trepalësh do të zhvillohet në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, duke shënuar bisedimet e para të këtij formati mes tre liderëve.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, ka deklaruar se liderët do të shkëmbejnë pikëpamje për ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e stabilitetit strategjik në marrëdhëniet ndërmjet fuqive të mëdha.
Një prej temave që pritet të marrë vëmendje është çarmatimi bërthamor, pasi Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë tri fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vlerësuar se një angazhim i mirëfilltë i tre liderëve për çarmatimin bërthamor do të përbënte një arritje të madhe për botën.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur interesim për të diskutuar edhe çështjen e çarmatimit bërthamor dhe luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.
Një tjetër çështje e rëndësishme është lufta në Ukrainë. Megjithatë, sipas raportimeve, ende nuk është e qartë nëse kjo temë do të përfshihet në agjendën e takimit. Ukraina ka shprehur shqetësimin se pushtimi rus mund të mos jetë pjesë e diskutimeve, ndonëse presidenti rus, Vladimir Putin, thuhet se dëshiron ta përfshijë këtë çështje.
Pavarësisht rëndësisë diplomatike të takimit, analistët paralajmërojnë se nuk duhet të ketë pritshmëri të tepruara për arritjen e marrëveshjeve konkrete.
Sipas analistit Ryan Hass nga instituti Brookings, Kina mund të përfitojë diplomatikisht nga organizimi i këtij takimi dhe roli i saj si vend që mbledh tre liderët botërorë, ndërsa simbolika e tij mund të jetë më e madhe sesa rezultatet konkrete.

Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Tri fuqitë më të mëdha bërthamore në një tryezë
Trump kërcënon Iranin: Do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Washingtonin
Zelensky: SHBA-ja ngriti mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Pezullohen fluturimet në ShBA
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027