Prishtinë, 15 nëntor 2026 09:12
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se negociatorët amerikanë kanë ngritur për herë të parë mundësinë që Ukraina të tërhiqet nga rajoni i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO.
Sipas Zelenskyt, kjo çështje u diskutua pas rundit të fundit të bisedimeve trepalëshe për paqe ndërmjet përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtura më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.
“Amerikanët e bënë këtë pyetje: Po sikur Ukraina të anëtarësohej në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi? Kjo është hera e parë që është ngritur një çështje e tillë”, deklaroi Zelensky para gazetarëve.
Ai ritheksoi se Kievi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga territoret e tij, por tha se në rast të një pakete gjithëpërfshirëse të sigurisë, çështja mund t’u dërgohet qytetarëve ukrainas përmes një referendumi.
Kjo paketë, sipas tij, duhet të përfshijë garanci konkrete të sigurisë, një ushtri të fortë dhe të financuar mirë, si dhe mbështetje financiare për rindërtimin e vendit.
Zelensky theksoi se nuk mund të marrë i vetëm një vendim të tillë dhe se qytetarët duhet të kenë fjalën përfundimtare në rast se paraqitet një marrëveshje e tillë.
Ndërkaq, Rusia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa një nga kërkesat kryesore të Moskës për përfundimin e luftës është vendosja nën kontrollin rus e të gjithë rajonit të Donetskut.
Rundi i fundit i negociatave në Abu Dhabi nuk solli ndonjë përparim konkret drejt përfundimit të luftës, por palët u pajtuan të nisin përgatitjet për një shkëmbim të madh të të burgosurve.

Bordi i Paqes paralajmëron për dështimin e armëpushimit në Gaza, kritikon Izraelin dhe Hamasin
Tri fuqitë më të mëdha bërthamore në një tryezë
Trump kërcënon Iranin: Do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Washingtonin
Takim historik në Kinë: Xi, Trump dhe Putin në një tryezë për paqen botërore
Pezullohen fluturimet në ShBA
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027