Prishtinë, 18 nëntor 2026 07:21
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili është mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim është riafirmuar vazhdimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe popullin e saj, në përballje me agresionin rus.
Përmes një njoftimi, ai ka theksuar se Kosova po kontribuon konkretisht në mbështetjen ushtarake dhe trajnuese për Ukrainën.
Sipas Maqedoncit, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Kosova ka trajnuar 146 pjesëtarë ukrainas, të ndarë në shtatë grupe, ndërsa ka dërguar edhe dy pako të mbështetjes ushtarake.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë”, ka deklaruar Maqedonci.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, para fillimit të takimit, Maqedonci ka zhvilluar edhe një takim me homologun e tij shqiptar, ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, në Përfaqësinë e Shqipërisë në NATO.
Ai ka bërë të ditur se me Nufin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ndërsa e ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka përfunduar Maqedonci.

Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Ngrihen dyshime për përfshirje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete serbe në sulmin në Banjskë
Maqedonci: Ukraina duhet ta njohë Kosovën për bashkëpunim më të madh
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n
FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve