Prishtinë, 17 nëntor 2026 10:58
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin që lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë dhe përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët.
Ky proces gjyqësor është zhvilluar si çështje e veçantë nga gjykimi kryesor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.
Gjyqtari Christopher Gosnell ka thënë se Thaçi konsiderohej figura kryesore në grupin që, sipas aktakuzës, synonte të pengonte drejtësinë.
Prokuroria e kishte akuzuar Thaçin për mosbindje ndaj gjykatës, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe nxjerrje të informacioneve konfidenciale lidhur me dëshmitarët.
Në të njëjtin proces, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është shpallur i pafajshëm dhe pritet të lirohet pas përfundimit të seancës.
Ndërkaq, Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuzat.
Rasti për pengim të drejtësisë është proces i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Kosova synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhim vendor brenda katër vjetësh
Aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se mashtroi me prona në vlerë prej 320 mijë eurosh
Kosova renditet para shumë shteteve evropiane në indeksin e Gallup-it
Digjitalizohet procedura për pajisje me lejeqëndrim në Kosovë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person