Prishtinë, 15 nëntor 2026 18:26
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur pakënaqësi për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se atij dhe familjarëve të tij nuk u lejohet hyrja në Kosovë.
Në një deklaratë për median serbe “Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka pretenduar se Kryeministri i Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti, po zbaton standarde të ndryshme ndaj tij dhe përfaqësuesve të Listës Studentore.
“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka komentuar edhe mënyrën se si përfaqësuesit e Listës Studentore e kishin paraqitur vizitën e tyre në Kosovë, duke thënë se fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin ardhur në cilësinë e përfaqësuesve politikë.
Megjithatë, sipas Vuçiqit, në një komunikatë të mëvonshme ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur ata si përfaqësues të Listës Studentore.
“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka pretenduar presidenti serb.
Deklaratat e Vuçiqit vijnë pas vizitës së përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë, në kuadër të së cilës ata u takuan me peshkopin Teodosije në Graçanicë.

Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027