Prishtinë, 16 tetor 2026 07:18
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planin për transmetimin drejtpërdrejt të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan, ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane, i dënuar për vrasjen e 13 personave në sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas.
Hasan pritet të ekzekutohet më 3 dhjetor, me pushkatim, në të njëjtën bazë ku kreu sulmin. Ekzekutimi do të zhvillohet sipas planit, por nuk do të transmetohet për publikun.
Plani për transmetimin e ekzekutimit ishte bërë publik nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe kishte shkaktuar reagime të shumta kundërshtuese nga politikanë, figura fetare dhe pjesëtarë të publikut. Edhe zëvendëspresidenti JD Vance kishte deklaruar se nuk do ta ndiqte ekzekutimin nëse do të transmetohej.
Trump fillimisht kishte mbështetur idenë e transmetimit, duke argumentuar se një pamje e tillë mund të shërbente si paralajmërim për të tjerët. Megjithatë, në vendimin e fundit ai tha se shumë njerëz nuk do të dëshironin ta shihnin ekzekutimin përmes transmetimit apo ndonjë forme tjetër vizuale.
Familjarëve të viktimave do t’u lejohet ta ndjekin ekzekutimin nga afër, nëse dëshirojnë.
Nidal Malik Hasan, ish-major dhe psikiatër i ushtrisë amerikane, vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë gjatë sulmit të 5 nëntorit 2009 në Fort Hood. Ai u dënua me vdekje në vitin 2013. Ekzekutimi i tij pritet të jetë i pari ekzekutim ushtarak në SHBA që nga viti 1961 dhe ekzekutimi i parë me pushkatim që nga viti 1945.

Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Rusia sulmon termocentralin ukrainas pak orë pas ‘armëpushimit energjetik’
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Trump ndalon transmetimin e ekzekutimit të ish-ushtarakut të dënuar për sulmin në Fort Hood
Radulloviq u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: “Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni”
Ligji për Specialen kalon në zyrën e presidentes për dekretim