Prishtinë, 28 shtator 2026 07:35
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë ka përmbyllur edicionin e katërt me rreth 20 mijë vizitorë gjatë katër ditëve, duke mbledhur fëmijë, familje dhe shkolla nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.
Në aktivitetet e shumta të festivalit morën pjesë shkolla dhe grupe të organizuara nga komuna të ndryshme, ndërsa shumë fëmijë u shoqëruan nga prindërit e tyre. Sipas organizatorëve, bashkëpunimi mes shkollave dhe familjeve ndikoi edhe në rritjen e shitjes së librave.
“Ajo çka është më e mira, duket që bashkëpunimi shkollë me familje ka qenë në këtë rast mjaft i mirë, për shkak se thuajse prindërit u kanë dhënë disa mjete financiare fëmijëve që të paktën një libër ta kenë me vete pas përfundimit të vizitës në festival. Prandaj edhe shtëpitë botuese, komunikimin fillestar e kemi, janë mjaft të kënaqura me shpërndarjen dhe shitjen e librave natyrisht”, tha Agon Ahmeti, drejtor i organizatës “ETEA”.
Në edicionin e sivjetmë morën pjesë rreth 15 shtëpi botuese nga Kosova dhe rajoni. Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative, festivali synon të nxisë shprehinë e leximit te fëmijët dhe t’i afrojë ata me botën e librit

Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme