Prishtinë, 15 tetor 2026 16:12
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes së vendit, Justina Shiroka-Pula, për dekretim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ligji, me numër 11/L-001, ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor 2026, ndërsa tani pritet të shqyrtohet nga presidentja, e cila ka tetë ditë afat për dekretimin e tij.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryetares së Kuvendit për mediat, duke bërë të ditur se ligji i është përcjellë presidentes për shpallje, në përputhje me procedurat kushtetuese.
Ndryshimet e miratuara parashohin disa risi lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara. Ndër to përfshihet kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet burgim, mundësia e ankesave në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimeve të Speciales, si dhe mundësia që dënimet të vuhet në Kosovë, në vend që të vuhet domosdoshmërisht jashtë vendit.
Po ashtu, ndryshimet parashohin mundësinë që presidentja e Kosovës të japë amnisti për personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara.
Tashmë, vëmendja është te vendimi i presidentes Shiroka-Pula për dekretimin e ligjit, i cili vjen në një periudhë kur institucionet e Kosovës po diskutojnë edhe për hapat e mëtejshëm lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Kosova forcon përafrimin me BE-në përmes masave të reja ndaj Rusisë
Vuçiqit i pengon ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen
Kurti: Në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së