Prishtinë, 13 tetor 2026 22 20
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pas një operacioni ku u përfshinë njësitë speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe patrullat policore. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte kërcënuar një qytetar me armë, ndërsa tjetri dyshohet se pengoi zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka nisur pas informatave fillestare se një person i dyshuar, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nën posedimin e një arme kishte kërcënuar një qytetar.
Pas ndërhyrjes, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, i cili, sipas autoriteteve, nuk iu është bindur urdhrave për ndalim dhe dorëzim, por është mbyllur brenda shtëpisë apo banesës së tij.
Për ta menaxhuar situatën, policia ka vendosur një perimetër sigurie rreth zonës së banimit dhe ka komunikuar vazhdimisht me të dyshuarin, duke i kërkuar që të dorëzohej në mënyrë të sigurt dhe pa pasoja.
Megjithatë, sipas njoftimit, ai ka vazhduar të rezistojë dhe të mos u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë.
Në operacion janë angazhuar pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese, Njësisë Speciale Operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9. Pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëzim, zyrtarët policorë kanë hapur me forcë derën e banesës dhe kanë ndërhyrë brenda.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy persona. I pari dyshohet për veprën e kanosjes, ndërsa i dyti, po ashtu mashkull kosovar, dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme edhe ekipe të institucioneve të tjera, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore, të cilat kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës.
Ndërkohë, ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë përkatëse policore.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar pas përfundimit të operacionit.

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës