Prishtinë, 20 tetor 2026 13:20
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për përfshirje në një grup të organizuar kriminal dhe për një sërë veprash penale, përfshirë mashtrimin, shmangien nga tatimi, falsifikimin e parasë dhe pastrimin e parave.
Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe përfshin edhe veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve, si dhe përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. dyshohet se kanë vepruar së bashku nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025.
Sipas aktakuzës, skema e dyshuar e mashtrimit lidhej me importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit dhe detyrimeve tatimore.
Prokuroria pretendon se këto veprime i kanë shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës dëm prej 4,637,893.69 eurosh.

Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate