Mitrovicë, 9 tetor 2026 11:05
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të fundit janë iniciuar investime në vlerë prej 4.5 milionë eurosh për zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se në mesin e projekteve të planifikuara janë dy fusha futbolli, tri fusha të vogla sportive, pesë fusha tenisi dhe dy fusha padeli.
Sipas tij, dy fushat e futbollit, me vlerë prej 2.1 milionë eurosh, tashmë janë në fazën e shpalljes publike.
Ndërkaq, për ndërtimin e tri fushave të vogla sportive në Zhabar, Tunel të Parë dhe Bare janë paraparë rreth 500 mijë euro. Për pesë fushat e tenisit dhe dy fushat e padelit, investimi i planifikuar është rreth 700 mijë euro.
Peci ka bërë të ditur gjithashtu se deri në fund të këtij viti pritet të shpallet edhe tenderi për renovimin e OMNI Sportit, projekt ky që kap vlerën e rreth 1.2 milionë eurove.
“Mitrovica në fokus për zhvillim si asnjëherë më parë”, ka shkruar Peci në njoftimin e tij

FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë