Prishtinë, 6 tetor 2026 15:19
Mediumet lokale kanë bërë të ditur se Brdariq është larguar nga Malisheva për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij, por këtë herë jashtë Kosovës.
Klubi i Superligës së Kosovës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit, ndërsa pritet që së shpejti të dalë me një njoftim dhe të sqarojë arsyet e ndarjes me Brdariqin.
Largimi i tij vjen në një moment pozitiv për Malishevën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe aktualisht renditet në pjesën e sipërme të tabelës.
Pas shtatë xhirove të zhvilluara në Superligë, Malisheva ndodhet në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se liderja Prishtina, e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Brdariq mori drejtimin e Malishevës para fillimit të sezonit aktual, ndërsa në sezonin e kaluar ishte trajner i Drenicës.

Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot