Prishtinë, 2 tetor 2026 09:25
Një ditë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, nga pika doganore në Dheu i Bardhë është nisur dërgesa e parë e produkteve kosovare drejt Zvicrës.
Dërgesa përbëhet nga shtëpi modulare të prodhuara nga kompania “Green House” nga Peja dhe paraqet një nga hapat e parë konkretë të zbatimit të marrëveshjes, e cila hyri zyrtarisht në fuqi më 1 tetor 2026.
Marrëveshja Kosovë–EFTA synon të krijojë kushte më të favorshme për bizneset kosovare dhe të lehtësojë eksportin e mallrave dhe shërbimeve drejt katër vendeve anëtare të EFTA-s: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.
Në kuadër të marrëveshjes, eksportuesit kosovarë të produkteve industriale përfitojnë nga liberalizimi i tarifave doganore. Për disa produkte bujqësore parashikohen gjithashtu tarifa të reduktuara ose zero, si dhe kuota preferenciale, në përputhje me kushtet e përcaktuara në marrëveshje.
Marrëveshja parasheh mundësi më të favorshme edhe për eksportin e shërbimeve, me synimin që produktet dhe shërbimet nga Kosova të kenë prani më të madhe në tregjet e vendeve të EFTA-s.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë dhe mbështesë bizneset për mundësitë që ofron marrëveshja, me synim rritjen e eksporteve, krijimin e partneriteteve të reja dhe zhvillimin ekonomik.
Dërgesa e parë drejt Zvicrës vjen kështu si një nga hapat e parë praktikë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, duke i hapur bizneseve kosovare qasje më të favorshme në tregjet e vendeve të EFTA-s.

Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë