Prishtinë, 1 tetor 2026 21:37
Pjesa e parë e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës është mbyllur pa gola.
Të dyja skuadrat kanë krijuar nga një mundësi të rrezikshme, por asnjëra nuk ka arritur ta gjejë rrjetën.
Në minutën e tridhjetë e dytë, Izraeli ka rrezikuar përmes Nikita Stoinov. Mbrojtësi izraelit ka pasuar në drejtim të Tai Baribos, por portieri i Kosovës, Amir Saipi, ka reaguar me kohë dhe e ka ndërprerë aksionin.
Kosova ka pasur rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e shtatë. Lumbardh Dellova ka marrë hapësirë në hyrje të zonës dhe ka goditur fort drejt pjesës së sipërme të portës. Megjithatë, portieri izraelit Assaf Tzur ka reaguar dhe me një pritje me të dyja duart e ka ndalur goditjen e mbrojtësit kosovar.
Pas dyzet e pesë minutave, rezultati është 0:0, ndërsa në dispozicion të skuadrave ka mbetur edhe pjesa e dytë.

Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë
Kosova në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë
Sonte Austri-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e dytë
Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë
Shqipëria mbyll pjesën e parë 2-0 ndaj Bjellorusisë
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri