Prishtinë, 30 shtator 2026 15:08
Pingpongistja e re kosovare, Zana Bllaca, do ta përfaqësojë Kosovën në STIGA Masters U11, një prej turneve të rëndësishme evropiane për talentet e reja të tenisit të tavolinës.
Turneu do të zhvillohet më 24 dhe 25 tetor 2026, në Blegny të Belgjikës, pranë Lieges, dhe do të mbledhë 14 prej pingpongisteve dhe 14 prej pingpongistëve më të mirë të Evropës në kategorinë U11.
Pjesëmarrja e Bllacës në këtë garë përbën një moment të veçantë për pingpongun kosovar, pasi ajo është pingpongistja e parë nga Kosova e ftuar zyrtarisht në STIGA Masters U11.
Në listën zyrtare të pjesëmarrësve, Bllaca figuron në kategorinë U11 Girls Singles, nën flamurin e Kosovës, krahas talenteve të reja nga Turqia, Franca, Gjermania, Finlanda, Portugalia, Çekia, Rumania, Suedia, Letonia, Moldavia dhe Belgjika.
Për Kosovën, pjesëmarrja e Bllacës përfaqëson më shumë se një paraqitje në një turne ndërkombëtar. Ajo është një mundësi për një prej talenteve të reja kosovare që të masë forcat me pingpongistet më të mira të Evropës në grupmoshën U11.

Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n