Prishtinë, 29 shtator 2026 19:11
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga një muaj paraburgim për nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore ndaj të pandehurve me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të paraparë nga neni 142, lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e bëjnë paraburgimin masë të nevojshme për zhvillimin e procedurës penale. Sipas arsyetimit të saj, ekziston rreziku që të pandehurit, nëse do të liheshin në liri, mund të pengonin zhvillimin e procedurës, t’i shmangeshin ndjekjes penale ose të bëheshin të paarritshëm për organet e drejtësisë.
Një nga arsyet e përmendura nga Gjykata është fakti se të pandehurit kanë nënshtetësi dhe vendbanim në Serbi, si dhe posedojnë pasaporta të Republikës së Serbisë.
“Ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t’i ikin drejtësisë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.
Përveç rrezikut të arratisjes, Gjykata ka vlerësuar edhe mundësinë që të pandehurit, nëse do të liheshin në liri, të ndikonin në prova dhe dëshmitarë, duke penguar administrimin e plotë të provave dhe zbardhjen e gjendjes faktike.
Masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji për secilin nga nëntë të pandehurit.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n