Prishtinë, 27 shtator 2026 20:00
Përkrahja nga tribunat ishte “e nivelit të lartë” por jo edhe paraqitja në fushën e blertë.
Mbrëmja e së dielës ishte e vështirë për ekipin përfaqësues së Kosovës në futboll. Kosova pësoi 3:1 nga Austria në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë. Thuajse gjysma e stadiumit ishte e mbushur me tifozë shqiptarë. Por ata nuk u shpërblyen nga lojtarët në fushë.
Austriakët kanë dominuar, kanë shënuar golat në momente të rëndësishme dhe kanë festuar në fund. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Humbja erdhi vetëm tri ditë pasi Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës në Prishtinë.
Por ndeshja mund të kishte rrjedhë tjetër sikur Vedat Muriqi të realizonte në minutën e gjashtë. Megjithatë, i vetëm përballë portierit austriak, Muriqi gjuajti lart mbi portë.
Austria e shënoi golin e parë në minutën e 23-të. David Affengruber realizoi nga zona, pasi fitoi një duel në ajër me lojtarët e Kosovës. Goli u konfirmuar pas rishikimit të VAR-it.
Kosova e kërkoi golin e barazimit, por megjithatë e pësoi edhe një gol tjetër. Në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë, austriakët realizuan kundërsulm shembullor. Lojtarët e Kosovës ishin plotësisht të papërgatitur, ndërs Junior Adamu shënoi për 2:0.
Franco Foda vendosi të bëjë tri zëvendësime për pjesën e dytë. Edon Zhegrova luajti në vend të Ermal Krasniqit, Milot Avdyli në vend të Baton Zabërgjës dhe Valmir Matoshi në vend të Veldin Hoxhës. Por ishin autriakët që shënuan sërish. Pas një ndërhyrje të zbehtë në mbrojtje e më pas edhe nga portieri Aro Muriq, Carney Chukëuemeka shënoi për 3:0 në minutën e 61-të.
Aro Muriq u lëndua në atë aksion dhe u zëvendësua me Amir Shaipin.
Golin, Kosova e shënoi nga penalltia në minutën e 83-të. Edon Zhegrova realizoi nga pika e bardhë. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje në Valmir Matoshin.
Kosova kishte iniciativën në pjesnë e dytë, por pa rrezikuar seriozisht epërsinë e Austrisë.

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur