Zubin Potok, 27 shtator 2026 14:40
Nëntë persona janë arrestuar të dielën në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Operacioni është koduar “Dosja 23”, ndërsa në kuadër të tij janë kontrolluar disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, personat e arrestuar me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D., dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile.
Pas arrestimit, të nëntë personat janë ndaluar për 48 orë, me aktvendim të Prokurorisë Speciale.
Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë të gjatë dhe një pushkë gjuetie, si dhe fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë.
Po ashtu, janë sekuestruar katër predha, rreth 23 mijë euro, rreth 60 mijë dinarë serbë, si dhe prova e materiale të tjera që, sipas autoriteteve, lidhen me rastin.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe pamjet e aksionit të arrestimit, ku shihen pjesë të operacionit të zhvilluar nga njësitet policore në lokacionet e kontrolluara.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë thënë se mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për krime lufte dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm