Prishtinë, 24 shtator 2026 08:41
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka bërë thirrje Serbisë që autorët e sulmit të Banjskës të vihen para drejtësisë.
Në një postim në Facebook, Ambasada ka shkruar se llogaridhënia mbetet thelbësore, duke theksuar se përgjegjësitë, përfshirë Milan Radoiçiq ende nuk janë përballur me drejtësinë.
Tutje është kujtuar edhe heroi Afrim Bunjaku që humbi jetën si pasojë e atij sulmi. Ambasada ka thënë se nderon guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në mbrojtje të vendit dhe rikthimin e sigurisë.
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij. Nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rikthimin e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vendosur drejtësinë. Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. I bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës.
Sot janë bërë tri vjet që prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, në të cilin u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. E edhe pse kanë kaluar tri vjet dhe përgjegjësinë e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ai dhe dhjetëra të akuzuar janë ende të lirë në Serbi

Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit