Prishtinë, 23 shtator 2026 08:20
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, zhvilloi takim pune me përfaqësues të Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e një forumi të përbashkët, kushtuar përvojave dhe dëshmive të ish-të burgosurve politikë të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutuan temat, objektivat dhe aspektet organizative të forumit, i cili parashihet të mbahet në kuadër të kolanës “ZÁ N’KUJTESË”. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për mbledhjen dhe dokumentimin e dëshmive, identifikimin e materialeve personale, si dhe përfshirjen e rrëfimeve të familjarëve.
Forumi synon të krijojë hapësirë për trajtimin e përvojave të ish-të burgosurve politikë dhe pasojave të represionit mbi ta dhe familjet e tyre, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.
IKKL-ja dhe Shoqata shprehën përkushtimin për bashkërendimin e aktiviteteve përgatitore dhe realizimin e forumit, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në dokumentimin dhe ruajtjen e këtyre dëshmive

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës