Prishtinë, 23 shtator 2026 06:58
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është arrestuar të martën mbrëma nga Maqedonia e Veriut në bazë të një urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet serbe.
Në një postim në profilin e tij në Facebook është thënë se Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare në Bllacë për faktin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, thuhet në postimin e tij.
Para dy vjetësh, edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, qe arrestuar në Maqedoni me urdhërarrest të Serbisë. Ishte liruar me kusht.
E gjatë ditës së sotme, një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bajrami Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga Kroacia me urdhërarrest të Serbisë, u lirua.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës