Prishtinë, 12 shtator 2026 08:11
“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, do të mbahet sot në Prishtinë (14:00), katër ditë para vendimit të Gjykatës Speciale në akuzat për krime lufte.
Prishtinë mbahet sot “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Marshi nis në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që t’i bashkohen tubimit.
Në mesin e folësve do të jenë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Sipas organizatorëve, ata janë dy liderët e partive parlamentare shqiptare që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të folur në marsh.
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do ta hapin pjesën formale të marshit.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati, ndërsa Liriona Sulejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, do të sjellë mesazhin e familjeve të dëshmorëve.
Në marsh do të flasë edhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës – Calit, ndërsa programi do të shoqërohet me këngë patriotike.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kanë siguruar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Marshi mbahet katër ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykata Speciale pritet ta shpallë vendimin më 16 shtator. Ata akuzohen për krime lufte.
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, marshime janë organizuar edhe më herët në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë dhe qytete të tjera evropiane.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e përkrah “Marshin për Liri”. Partia në pushtet ka akuzuar njëkohësisht ata që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, duke kërkuar prej tyre të distancohen nga vota e tyre dhe të kërkojnë falje.
Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar zanafillën e Gjykatës Speciale si politike dhe ka kundërshtuar pretendimet që, sipas saj, çuan në krijimin e këtij mekanizmi gjyqësor.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000