Prishtinë, 30 tetor 2026 16:49
Kosova do të përfitojë një grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh nga Banka Botërore, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të shëndetësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka pritur përfaqësuesen e Bankës Botërore, Carole Megevand.
Gjatë takimit është nënshkruar marrëveshja për financimin shtesë të projektit KOMPAS.
Sipas ministrit Vitia, fondet e ndara nga Banka Botërore do të orientohen në tri fusha kryesore: digjitalizimin e sistemit shëndetësor, forcimin e kapaciteteve të shëndetit publik dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se këto investime synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit për qytetarët.
Financimi shtesë pritet të kontribuojë në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, veçanërisht në aspektin e infrastrukturës digjitale dhe fuqizimit të shërbimeve publike.

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Nis hartimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve, synohet pensionimi gradual deri në 55 vjeç
Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës