Prishtinë, 30 tetor 2026 20:18
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar, Z.B. dhe G.B., të cilët po hetohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Sipas gjykatës, ekziston dyshim i bazuar se dy të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale të përcaktuar në nenin 142, lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.
Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është i nevojshëm për zhvillimin e papenguar të procedurës penale, pasi ekziston rreziku që të dyshuarit, nëse lihen të lirë, të pengojnë procedurën, t’i shmangen ndjekjes penale ose të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.
Një nga arsyet e theksuara nga gjykata është edhe fakti se të dyshuarit janë shtetas të Serbisë, çka, sipas vlerësimit të saj, krijon rrezik konkret që ata të largohen dhe t’i shmangen drejtësisë.
“Gjykata konstatoi se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Nis hartimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve, synohet pensionimi gradual deri në 55 vjeç
Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit