Prishtinë, 30 tetor 2026 12:04
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për hapjen e konkursit për shkollim specialistik, ku janë paraparë 313 vende për specializantë në sektorin shëndetësor.
Konkursi synon të krijojë mundësi të reja për profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojë në adresimin e mungesës së kuadrove në fusha të ndryshme specialistike.
Hapja e konkursit vjen pas ndryshimeve në kuadrin për shkollimin specialistik dhe rishikimit të kritereve për përzgjedhjen e kandidatëve. Më herët, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se procesi ishte rishikuar edhe pas një aktgjykimi të Gjykatës Supreme lidhur me specializimet për farmacistët.
Vitia kishte njoftuar më herët se qëllimi i konkurseve për specializime është mbulimi i nevojave të sistemit shëndetësor, veçmas në lëmitë ku ka mungesë të specialistëve. Në vitin 2024, MSH-ja kishte hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike.
Me konkursin e ri, numri i vendeve të parapara për specializim rritet në 313, duke u ofruar mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë mundësi për avancim profesional dhe përfshirje më të madhe në sistemin publik shëndetësor.

Nis hartimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve, synohet pensionimi gradual deri në 55 vjeç
Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Arrestohen dy serbë për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”
Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së, në fokus të strategjisë shtetërore
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore