Prishtinë, 12 shtator 2026 15:54
Ka përfunduar në Prishtinë “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës morën pjesë në marsh, duke u mbledhur në sheshin “Skënderbeu” dhe në sheshet përreth.
Pjesëmarrësit mbajtën flamuj dhe simbole të UÇK-së, ndërsa gjatë aktivitetit u përcollën mesazhe për drejtësi dhe mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në kuadër të programit folën përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues politikë.
Pas përfundimit të protestës, qytetarët nisën të largohen nga sheshi, ndërsa aktiviteti u zhvillua pa incidente të raportuara.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000