Prishtinë, 30 tetor 2026 13:38
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa dorëheqja e Hoxhës vjen pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe hetimeve për mënyrën se si institucionet e sigurisë kanë trajtuar rastin.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në vend të tij, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti. Vendimi është marrë pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendimin e 11 zyrtarëve policorë në lidhje me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Sipas gjetjeve preliminare, janë evidentuar mangësi në zbatimin e urdhrave mbrojtës të lëshuar për viktimën.
Qeveria ka shprehur vlerësim për kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë së Kosovës.

Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Nis hartimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve, synohet pensionimi gradual deri në 55 vjeç
Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Arrestohen dy serbë për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”
Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve