Prishtinë, 10 shtator 2026 17:35
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e Parkut të Erës, në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme, prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë hapa konkretë përmes investimeve të mençura dhe në interes të qytetarëve, por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.
Parku i Erës në Zatriq është një investim prej rreth 106 milionë eurosh, i cili do të mundësojë prodhimin vjetor të rreth 185 gigavat-orëve energji të pastër dhe të mbulojë nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve.
“Ky park është veçanërisht i rëndësishëm edhe për sigurinë tonë energjetike. Çdo megavat orë i energjisë së pastër që prodhohet këtu është një hap drejt një Kosove më pak të varur nga burimet e kufizuara dhe më të ekspozuara ndaj krizave të jashtme të energjisë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.
Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë financiarë për mbështetjen e tyre, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe ekipet profesionale, të cilët kanë punuar që ky projekt të bëhet realitet, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se me këtë park të erës, po shtojmë një tjetër gur në themelet e një të ardhmeje energjetike më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000