Prishtinë, 10 shtator 2026 18:55
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Sophie Menegon kërkoi që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues
Gjatë paraqitjes së argumenteve, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka kritikuar provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke pretenduar se ato mbështeten në interpretime të gabuara të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale lidhur me akuzat dhe format e përgjegjësisë.
Mbrojtja ka ngritur shqetësime edhe lidhur me transkriptet e vizitave në qendrën e paraburgimit, duke pretenduar se ato janë përgatitur nga personel i ZPS-së pa një ndarje të mjaftueshme ndërmjet personave përgjegjës për transkriptimin dhe atyre të përfshirë në hetime.
Sipas mbrojtjes, ZPS-ja është mbështetur gjithashtu në disa dokumente që pretendohet se janë printuar nga qendra e paraburgimit, por nuk ka arritur të dëshmojë se ishte vetë Thaçi ai që i kishte printuar ato.
Mbrojtja ka kundërshtuar edhe interpretimin e kontakteve të pretenduara mes disa prej personave , duke argumentuar se këto kontakte nuk mund të lidhen automatikisht me çështjen “06”, pasi, sipas saj, ekzistonin edhe marrëdhënie të mëparshme profesionale dhe personale mes tyre.
Një nga argumentet kryesore të mbrojtjes ishte se, pavarësisht pretendimeve të ZPS-së për një plan për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve, asnjë ndërhyrje e tillë nuk ka ndodhur.
“I nderuar gjykatës, ju mund të pyesni nëse narrativa e ZPS-së ka në të vërtetë ndonjë kuptim. Nëse është harxhuar kaq shumë energji për të planifikuar ndërhyrjen ndaj dëshmitarëve, pse nuk ka ndodhur kjo ndërhyrje. ZPS-ja nuk e ka shpjeguar një gjë të tillë.I nderuar gjykatës, ju mund të arrini në përfundimin se asnjë ndërhyrje ndaj dëshmitarëve nuk ka ndodhur pikërisht sepse të akuzuarit nuk kanë pasur kurrë synimin për ta bërë një gjë të tillë.”, ka argumentuar mbrojtja,
Avokatja Menegon ka theksuar se për përcaktimin e përgjegjësisë apo mospërgjegjësisë penale të Thaçit duhet të merret parasysh ligji i Kosovës, jurisprudenca vendore, legjislacioni i Dhomave të Specializuara dhe burimet përkatëse akademike.
Mbrojtja ka kërkuar që interpretimi i veprave penale dhe formave të përgjegjësisë nga Dhomat e Specializuara të jetë në përputhje me praktikën e mëparshme gjyqësore në Kosovë dhe me parimin e gjykimit të drejtë.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000