Prishtinë, 3 shtator 2026 17:05
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po përfaqëson Kosovën në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, i cili po mbahet më 3 dhe 4 shtator në Dublin, nën Presidencën irlandeze të Këshillit të BE-së.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim marrin pjesë ministrat e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësues nga vendet kandidate dhe kandidate potenciale, Komisionerë Evropianë si dhe deputetë të Parlamentit Evropian.
Në agjendën e takimit janë përfshirë tri tema kryesore: Korniza Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2028–2034, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike të BE-së.
Ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale do t’u bashkohen shteteve anëtare në një sesion të veçantë pune për zgjerimin. Në këtë sesion pritet të ketë një intervenim edhe Kryenegociatori Zulfaj.
Gjatë fjalës së tij, Zulfaj pritet të paraqesë prioritetet e Kosovës në procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
Sipas qëndrimit të Kosovës, këta hapa janë të merituar në bazë të reformave të ndërmarra dhe rezultateve të arritura në procesin e integrimit evropian.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe në avancimin e reformave që e afrojnë vendin me familjen evropiane”, theksohet në njoftim./

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit