Prishtinë, 3 shtator 2026 15:59
Gjeneralët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci, të cilët u graduan së fundi, tashmë kanë marrë edhe detyrat e reja në kuadër të FSK-së.
Dekretet për emërimin e tyre janë nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas dekreteve, Gjeneral Brigade Arife Halili është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjeneral Brigade Astrit Haliti është emëruar Shef i Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci është emëruar Komandant i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ditën kur ata u graduan me titullin gjeneral, Haxhiu i kishte uruar tre ushtarakët për avancimin e tyre.
“Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci. Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Haxhiu.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit