Prishtinë, 3 shtator 2026 14:05
Ministria e Mbrojtjes do të investojë rreth 171 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sigurimi parashihet të mbulojë pjesëtarët e FSK-së për një periudhë 36-mujore, duke ofruar mbrojtje më të madhe për ta gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
Ky investim vjen në kuadër të përkujdesjes institucionale për pjesëtarët e FSK-së, veçanërisht duke marrë parasysh natyrën e detyrave dhe angazhimeve të tyre, të cilat shpesh kërkojnë përgatitje të lartë profesionale dhe bartin edhe rreziqe të ndryshme.
Përmes sigurimit shëndetësor dhe aksidental, synohet që pjesëtarëve të Forcës t’u garantohet mbështetje dhe mbrojtje më e mirë në rast të nevojës.
Investimi prej 171 mijë eurosh paraqet një masë konkrete për rritjen e kujdesit ndaj pjesëtarëve të FSK-së dhe krijimin e kushteve më të sigurta për ushtrimin e detyrave të tyre në shërbim të vendit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit