Prishtinë, 17 tetor 2026 16:59
Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të diskutohet mundësia e blerjes së helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kërkesa është adresuar nga komandanti i FSK-së, ndërsa çështja pritet të trajtohet përmes kanaleve të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë edhe çështjen e helikopterëve”, ka deklaruar Maqedonci.
Sipas tij, kapacitetet ajrore, përfshirë pajisjen me helikopterë, janë pjesë e nevojave të ardhshme të FSK-së dhe synimit për forcimin e aftësive mbrojtëse të Kosovës.
Blerja përmes programit amerikan Foreign Military Sales (FMS) do të nënkuptonte që kërkesa e Kosovës të shqyrtohet nga autoritetet amerikane, përpara se të përcaktohen lloji i helikopterëve, numri dhe vlera e kontratës.
Kosova ka shprehur më herët interesim për helikopterët amerikanë Black Hawk, të cilët do të mund të përbënin një nga opsionet për forcimin e komponentës ajrore të FSK-së.
Megjithatë, në këtë fazë nuk është bërë e ditur se sa helikopterë synon të blejë Kosova, cili model do të përzgjidhet apo kur mund të përfundojë marrëveshja.

Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe