Prishtinë, 5 shtator 2026 15:20
Gazetari dhe autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka bërë të ditur se ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast që, sipas tij, ngjan me përndjekje ndaj tij.
Panduri ka deklaruar se ditë më parë, shefi i Departamentit të Analitikës së Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA), Relja Željko, e kishte cilësuar atë si “njeri të rrezikshëm” dhe me “qasje antiserbe”, përcjell Veritasinfo
Sipas Pandurit, situata është përshkallëzuar pasi, siç pretendon ai, pronari i një medie ka publikuar fotografi dhe video të vazhdueshme nga përditshmëria e tij. Ai ka thënë se këto veprime i kanë ngjallur dyshime për përndjekje dhe për një lidhje të mundshme me persona të afërt me strukturat serbe.
Panduri ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa ka kërkuar edhe ekzaminimin e telefonit të tij.
Ai ka ngritur dyshime se kjo situatë mund të ketë ndërlidhje edhe me temat e trajtuara në edicionin e kësaj vere të “Debat Plus”, ku, sipas tij, janë trajtuar sërish persona që ai i ka cilësuar si pjesë të strukturave të ish-UDB-së.
Gazetari ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve, do të vazhdojë punën e tij në gazetari.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje
Kërcënim për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, paralajmërohen sulme terroriste
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit