Prishtinë, 19 tetor 2026 06:53
Armët ilegale vazhdojnë të mbeten një shqetësim serioz për sigurinë në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2025, Policia e Kosovës konfiskoi 1 mijë e 931 armë dhe mbi 39 mijë fishekë. Përballë këtij fenomeni, njohësit e sigurisë kërkojnë masa që do t’i nxisnin qytetarët t’i dorëzojnë armët ilegale, ndërsa rastet e vrasjeve vazhdojnë të ngrenë shqetësime për përdorimin e armëve në konflikte.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se numri i armëve të konfiskuara mbetet i lartë. Gjatë vitit 2024, autoritetet kishin konfiskuar 1 mijë e 746 armë dhe mbi 33 mijë fishekë.
Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se një mekanizëm i amnistisë mund të përdoret për të nxitur qytetarët që posedojnë armë ilegale t’i dorëzojnë ato tek autoritetet.
“Amnistia nganjëherë është shpëtim, sepse nuk ka ndjekje për ata persona që i dorëzojnë armët. Do të duhej që këta persona edhe të stimuloheshin”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.
Përveç posedimit të armëve ilegale, shqetësim paraqet edhe përdorimi i tyre në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet individëve.
Sociologu Genc Xërxa thotë se një pjesë e individëve po tentojnë t’i zgjidhin konfliktet jashtë institucioneve dhe përmes marrjes së ligjit në duart e tyre.
“Shumica e individëve dhe palëve në këtë kontekst po mundohen t’i zgjidhin konfliktet duke marrë ligjin në duart e tyre”, tha Xërxa.
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në Kosovë janë evidentuar 17 raste të vrasjeve.
Në vend ekziston edhe një numër i konsiderueshëm i armëve të ligjshme, ndërsa hulumtimet e publikuara vitin e kaluar kanë treguar se brenda një viti në Kosovë hyjnë rreth 1 mijë e 300 armë të reja.
Për posedimin dhe tregtimin e kundërligjshëm të armëve, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënime të ashpra.
Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon ose shet armë, apo ndërmjetëson në tregtimin e tyre, mund të dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.
Në rastet kur vepra penale përfshin më shumë se katër armë ose 400 fishekë, dënimi parashihet të jetë nga një deri në dhjetë vjet burgim.

Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve
Kajtazi: Javelin-i forcon mbrojtjen antitank të Kosovës, por FSK-së i duhen edhe kapacitete për goditje në thellësi
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Hap i ri drejt forcimit të aleancës me SHBA-në, priten bisedimet për Bondsteelin
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Kastrati dhe Dulaj i sjellin Kosovës dy medalje nga Kupa Botërore
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë
Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi
Kryeprokuroria thirrje mediave: Për arrestime bazohuni në informacione zyrtare