Prishtinë, 3 shtator 2026 06:55
Ministria e Mbrojtjes ka nisur një fushatë informuese për të rinjtë e Kosovës, duke i inkurajuar ata të aplikojnë për mundësinë e studimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të ndjekin rrugëtimin për t’u bërë oficerë të Ushtrisë së Kosovës.
Në kuadër të kësaj fushate, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren në qytete të ndryshme të vendit, ku po informojnë të rinjtë për kriteret dhe mundësinë e nominimit për kadetë.
“Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës!”, është mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar të rinjve.
Ministria thekson se kjo mundësi u dedikohet të rinjve që kanë vullnet për të mësuar, guxim për të udhëhequr dhe përkushtim për t’i shërbyer vendit.
“Nëse ke vullnetin për të mësuar, guximin për të udhëhequr dhe përkushtimin për t’i shërbyer Kosovës, rrugëtimi yt mund të fillojë këtu”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Sipas njoftimit, aplikimi është i hapur nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026.
Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje të rinjve të interesuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ndjekur studime ushtarake në SHBA dhe për të ndërtuar karrierën e tyre si pjesëtarë të ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës.

Gazetari Ermal Panduri denoncon në Polici dyshimet për përndjekje, thotë se mund të ketë lidhje me BIA-n
Gjeneralët e rinj të FSK-së marrin detyrat e reja, Haxhiu nënshkruan dekretet
Ministria e Mbrojtjes investon në sigurimin e pjesëtarëve të FSK-së
Jo vetëm zbulime, por edhe dorëzim vullnetar i armëve nga serbët në veri të Kosovës
Siguria në veri: Situata e qetë, por armët e fshehura dhe rreziqet e paparashikueshme mbeten shqetsim
Pesë kadetë kosovarë diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë
Vuçiq kandidat për kryeministër, protesta në Nish kundër regjimit të tij
Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive