Prishtinë, 01 Shtator 2026 08:46
Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa ka folur edhe për rrezikun e përçarjeve fetare në Kosovë.
Kulla u shpreh se “pa fe nuk ka atdhe”, duke e lidhur çështjen e besimit me identitetin dhe ruajtjen e atdheut.
Ai foli edhe për pyetjen se cilat vende mund të kenë interes që në Kosovë të ketë përçarje mbi baza fetare. Sipas Kullës, një interes të tillë e ka Serbia, ndërsa shtetet e tjera nuk kanë interes që shqiptarët të ndahen mbi baza fetare.
“Vetëm serbët, askujt tjetër nuk do t’i interesonte që të përçahen shqiptarët në fe, sepse Serbia e ka në planet e saj historike, që në krye të herës, që kur ka vendosur të themelojë shtetin e vet në kurriz të shqiptarëve, edhe t’i pastrojë shqiptarët etnikisht”.
Kulla tha se këto tema janë analizuar edhe më herët dhe e lidhi historinë e konfliktit në ish-Jugosllavi me përdorimin e fesë për qëllime politike.
“Ne kemi analizuar këto tema. Vetëm serbët kanë dashur një shtet doktrinar fetar dhe ata kanë qenë të vetmit që kanë arritur të bëjnë edhe një luftë fetare në ish-Jugosllavi, duke përdorur besimin për qëllime politike”.

Konjufca: Serbia po e shfrytëzon OKB-në për qëllime politike
DASH: Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit me njerëz, por sfidat vazhdojnë
Kamberi: Bashkimin e kemi arritur, synojmë më shumë se dy mandate
Propaganda serbe përmes filmave, dokumentari i ri glorifikon Korpusin e Prishtinës
Kamberi: Paqja nuk mund të ndërtohet pa të drejtat e pakicave
Mobilizim elektoral nga Lista Serbe në veri të Kosovës pavarësisht ndalesave – Punonjësit në institucionet paralele nën presion për të mbështetur Vuçiçin
Serbia e rikthen Kosovën në qendër të retorikës nacionaliste: Pretendimet territoriale si mjet për pushtet
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Radoiçiqi dhe Veselinoviqi përballen me akuza të reja për vrasje