Gjilan, 28 gusht 2026 14:33
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Ranatoc dhe Kokaj në Gjilan, projekt që kap vlerën prej 569 mijë eurosh dhe financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Projekti po realizohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa rruga ka një gjatësi prej 3.26 kilometrash dhe gjerësi prej 5.5 metrash.
Sipas Ministrisë, projekti përfshin asfaltimin e rrugës në dy shtresa, me trashësi të përgjithshme prej 11 centimetrash. Krahas asfaltimit, parashihet edhe ndërtimi i konstruksionit të rrugës, sistemit për largimin e ujërave, mureve mbrojtëse, bankinave dhe kanaleve për ujërat atmosferike.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit ka qenë i rëndësishëm për realizimin e projektit.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, investimet në infrastrukturën rrugore po vazhdojnë në komuna të ndryshme të Kosovës, me synim përmirësimin e lidhjes ndërmjet vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të sigurta dhe më të mira të qarkullimit për qytetarët.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës