Prishtinë, 28 gusht 2026 08:17
Kongresmeni republikan Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit.
Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka thënë se nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me, “armiqtë e lirisë”. Wilson teksa ka bërë të ditur se bashkë me kongresmenin demokrat William Keating kanë prezantuar “SRBIJA Act”, një nismë dypartiake që adreson zhvillimet politike në Serbi, tha se Vuçiq qëllimshëm është afruar me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nën presidentin Vuçiq, Serbia është larguar qëllimisht gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shkruar Wilson.
Ai ka theksuar se protestat e gjera kundër korrupsionit po vazhdojnë në Serbi, ndërsa ka paralajmëruar se qeveria e Vuçiqit po kërcënon stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. “Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka deklaruar Wilson. “SRBIJA Act” është paraqitur si nismë dypartiake në Kongresin amerikan, në një kohë kur në Serbi vazhdojnë protestat masive të qytetarëve dhe studentëve kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Vuçiqit.

Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë
Kuçi: Ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit gjeopolitik, Kosova po përafrohet me BE-në
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Aida Çoroviq: Serbia duhet të përballet me të vërtetën për Kosovën- t’a njoh pavarësinë dhe të hapë arkivat politike
Prifti dëshmon për dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe dhe strehimin e tyre në kishën e Zllakuqanit
Ndalimet në kufi vazhdojnë edhe pas ndryshimeve politike në Serbi – ndalohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Llazar Radulloviq
Veselinoviq, para zgjedhjeve u përpoq të lidhej me Vuçiqin, u largua nga Serbia një ditë pas zgjedhjeve me një makinë që nuk binte në sy
FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët në gjithë Kosovën