Prishtinë, 27 gusht 2026 19:12
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për fitoren e medaljes së artë në lojërat mesdhetare në “Taranto 2026”.
Suksesi i Donjetës sipas Kurtit është sukses për gjithë sportin e Kosovës.
“Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë. Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës”, tha Kurti në postimin e tij.
Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në Lojëra Mesdhetare. Në finale e mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.
Boksierja ruse që përfaqëson Serbinë u tërhoq pas lëndimit në raundin e dytë.
Donjeta Sadiku urim për fitoren e medaljes së artë mori edhe nga ministri në detyrë i kulturës, rinisë dhe sportit, Blerim Gashani, i cili tha se “Sot, ari është i Kosovës”.

Egnatia e Rogozhinës e vetme në Europë – Drita e Dinamo humbin në çastet e fundit
Serbia e tërheq ekipin e basketbollit, shmanget përballja me Kosovën në Taranto
Drita sonte synon grupet e Ligën e Konferencës
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Zhvillohet takimi, drejtuesve të Trepçës u prezantohet oferta e donatorëve nga Amerika
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Vdes në QKUK 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë
Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës
Kurti: Zbardhja e fatit të të zhdukurve, i hapë rrugë kërkimit të drejtësisë