Prishtinë, 26 gusht 2026 17:15
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Ajo tha përmes një reagimi në Facebook se vrasja e 80-vjeçares, e ndodhur vetëm dy ditë pas rastit të vrasjes së gruas në Malishevë nuk duhet të trajtohet si një rast i izoluar.
“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave! Jeta dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të mbrohen me çdo mjet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë, ndërsa autorët të marrin dënimin më të ashpër të paraparë me ligj.
Sipas Haxhiut, krahas zbardhjes së plotë të rasteve dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë, rëndësi të veçantë ka parandalimi i dhunës para se ajo të përshkallëzohet në vrasje.
“Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje.
Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre.
Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, tha ajo,

Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli