Prishtinë, 25 gusht 2026 20:20
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale, ka zbardhur shumëçka nga aktiviteti i Fatmir Shehollit, si i akuzuar për spiunazh tek BIA serbe, dhe për shantazh.
Sipas aktakuzës së ngritur sot, Sheholli është i rekrutuar nga shërbimi sekret serb, , dhe për një kohë të pacaktuar ishte në shërbim të plotë të shërbimit BIA-s serbe.
Kjo pasi një nga provat e përfshira në aktakuzë, është edhe një dokument klasifikuar si “TOP SEKRET 2”, i gjetur në telefonin e Shehollit.
Në dokument, paraqitet një plan politik dhe strategjik, plan përmes së cilin sipas Prokurorisë, synohej krijimi i një atmosfere në të cilën Kosova do të perceptohej si shtet i radikalizuar dhe ekstremist.
“Poshtë në Kosmet (Kosovë) duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perendimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”, thuhet në aktakzuë.
Pjesë të agjendës, Sheholli e kishte edhe publikimin e disa shkrimeve në media të ndryshme të Kosovës.
Një pjesë të shkrimeve, duket se vendosi t’i publikoj përmes gazetarit Milaim Zeka, i cili sipas aktakuzës ka pranuar 1 mijë euro për këtë çështje.
“Në këtë takim ndërmjet të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka, vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimic, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarvë të tij, duke i dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit vërtetohet se ka pranuar shumën prej 1,000 euro”, bëhet e ditur në aktakzuën e Prokurorisë.
Në aktakuzën e Prokurorisë, theksohet edhe një plan për diskreditimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Fotografia me numrin nr.2 pasqyron një dokument (plani “Lepir”) i cili është nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit shtetëror serb dhe përmban një plan operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani UD i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës) derisa ishte në burgin e Nishit”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.
Dokumenti, sipas Prokurorisë ka datën e vitit 2001.
Në aktakuzë janë publikuar edhe përgjime të cilat i janë bërë Shehollit, përmes së cilave tregohet se si u shantazhua një biznesmen, si dhe zbulohet se si synonte Sheholli që t’i realizonte detyrat e BIA-s serbe.
Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkaq prej asaj kohë është në paraburgim.

Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok
Kurti: Eqrem Kryeziu dha kontribut të madh për vendin
Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë