Prishtinë, 25 gusht 2026 15:26
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.66/2023, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.60/2010 të datës 23.12.2024, kundër të pandehurve Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikolla Miqunoviq, Millovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Millan Kotur, Radomir Çoliq, Danillo Zeçeviq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçillo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshаn, Predrag Stojanoviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shqepanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Llekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashçeviq, Zoran Mirkoviq, Dushan Prashçeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçillo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajlloviq, Mirash Gegoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçillo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçillo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.
Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.
Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do te mbahet ne Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, me datë 15.09.2026, në ora 09:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Violeta Namani-Hajra.
Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.

Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok
Kurti: Eqrem Kryeziu dha kontribut të madh për vendin
Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
Limani: Në njërin lokacion në Zubin Potok dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Rrënohen disa ndërtime në Mitrovicën e Veriut, Policia: Nuk është shoqëruar askush