SHBA, 01 Gusht 2025
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka përmendur Kosovën në mesin e shteteve në të cilat presidenti Donald Trump ka ndikuar sivjet që të parandalohen luftëra.
Ajo e theksoi këtë, derisa ia atribuoi presidentit amerikan meritat për t’i shuar tensionet ndërmjet vendeve.
“Presidenti tani i ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë… Kjo do të thotë se presidenti Trump e ka ndërmjetësuar, mesatarisht, rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka theksuar Leavitt.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante