Istog, 01 Gusht 2025
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku janë angazhuar 80 oficerë si dhe Njësia K9 e SHKK-së.
Në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.
“Bastisje e Qëllimshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës – Masa të Shtuara për Parandalimin e Kontrabandës. Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës është realizuar bastisje e qëllimshme në disa pavijone të institucionit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme. Në këtë aksion janë angazhuar 80 oficerë korrektues si dhe Njësia K9 e SHKK-së, të cilët kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe profesionale gjatë kontrollit të hapësirave të përzgjedhura.
Qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit. Gjatë bastisjes nuk është hasur asnjë material i ndaluar apo substancë e jashtëligjshme, çka dëshmon një gjendje të kontrolluar dhe mbikëqyrje efektive brenda pavijoneve të kontrolluara”, thuhet në njoftim.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante